Tërhiqet uji nga rrugët në Vlorë/ Po punohet për pastrimin e baltës dhe largimin e ujit nga garazhet

schedule10:04 - 6 Tetor, 2024

schedule 10:04 - 6 Tetor, 2024

Uji që vëshoi në rrugët e Vlorës gjatë fundjavës është tërhequr në të gjitha akset dhe lagjet e qytetit, ndërsa dëmet e shkaktuara nga permbytjet jane të konsiderueshme.

Siç shihet në këto pamje, largimi i ujit ka lënë pas baltë në rrugë, e garazhet e pallateve.

Këtë të diel në terren kanë zbritur grupet e punës nga bashkia për të bërë verifikimet dhe bilancin e dëmeve.

Qarkullimi i automjeteve në të gjitha akset e qytetit kryhet normalisht, ndërsa fokusi kryesor është largimi i baltës dhe mbetjeve në rrugë, banesa dhe garazhe.

Në ndihmë të bashkisë Vlorë, janë angazhuar 31 efektivë të FA me 10 mjete transporti dhe 8 motopompa me kapacitete të ndryshme, dhe po punohet pwr rikthimin e plotw tw situatws nw normalitet.

Përveç bizneseve dhe shtëpive, vërshimi i ujit ka shkaktuar dëme edhe në bibliotekën e qytetit.

“Uji është gjysmë metri i futur, kati i parë i librave të sektorit për fëmijë është komplet i shkatërruar. Por kanë shpëtuar shumë libra. Nuk është hera e parë që përmbytet biblioteka, është hera e tretë në këto 30 vjet. Janë duke u llogaritur dëmet. Kemi shpëtuar sa mund të shpëtohet. Do bëhet bilanci i librave të dëmtuar dhe të humbur.”

Reshjet intensive përmbytën gjithashtu kishën ortodokse dhe xhaminë e qytetit.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha siguroi qytetarët vlonjatë dhe bizneset për mbështetje financiare.

Stuhia me reshje të dendura shiu që përfshiu të gjithë vendin të premten shkaktoi më së shumti probleme në Vlorë, teksa uji vershoi ne rrugët dhe lagjet e qytetit./abcnews.al