Tërhiqet Greqia, pranon zjarrfikësit/ Më shumë se 60 trupa të shërbimeve zjarrfikës do të shkojnë për ndihmë

schedule17:26 - 23 Gusht, 2023

schedule 17:26 - 23 Gusht, 2023

Greqia është tërhequr dhe ka pranuar ndihmën e shtetit shqiptar, i cili pak orë më parë nisi disa mjete dhe forca zjarrfikëse për të ndihmuar me situatën e zjarreve. Më herët, u raportua se Greqia e kishte refuzuar ndihmën e Shqipërisë me pretendimin se nuk kishin më.

Trupat zjarrfikëse u kthyen mbrapsht në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës pa dhënë asnjë shpjegim të veçantë. Zjarrfikësit dropullitë e gjirokastritë, u nisën me kërkesën e kryebashkiakëve respektivë Dhimitraq Toli e Flamur Golemi mëngjesin e sotëm drejt Greqisë.

Bëhet fjalë për 60 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të FA dhe sistemit të mbrojtjes civile, të cilët pritet t’i ofrojnë ndihmë shtetit helen pasi po përballet me një situatë tejet të rënduar për shkak të zjarreve të shumtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!