“Tërhiqemi nga kampionati”, kërcënon Luftëtari!

schedule08:58 - 29 Shtator, 2019

schedule 08:58 - 29 Shtator, 2019

Barazimi i djeshëm me Laçin ka tërbuar Luftëtarin. Gjirokastritët kanë pretendime për penalltinë e akorduar në fund të ndeshjes për kurbinait dhe nuk ndalen me kaq. Ata kërcënojnë se mund të tërhiqen nga gara. Bluzinjtë shpallin ‘të pa dëshirueshëm” arbitrin Olsid Ferataj dhe paralajmërojnë se nuk do të zbresin në fushë nëse ai do të jetë i përzgjedhur në ndeshje të tyre.

“Klubi i Luftëtarit, pas përfundimit të ndeshjes me Laçin, i kërkon Sektorit të Garave pranë gjyqtarëve shikimin e rastit të 11-metërshit të akorduar për ekipin e Laçit në minutën e 94-t. Nisur nga mënyra e akordimit të 11-metërshit nga kryesori Olsid Ferataj, jemi të shtrënguar për të shkuar deri në ekstrem, atë të tërheqjes nga gara.

Nuk është thjesht një deklaratë ankuese emocionale, por është një fakt i hidhur që na imponon të kërkojmë nga ana juaj përgjegjshmëri, korrektesë dhe profesionalizëm në sektorin e garave. Për klubin e Luftëtarit, ky gjyqtar është ‘non grata’. Asnjëherë nuk do të pranojmë të luajmë në çdo fushë ku ky gjyqtar të jetë i pranishëm.

Me këtë ankesë, në radhë të parë kërkojmë t’iu ndihmojmë ju dhe nëpërmjet jush garantimin e një gare të ndershme dhe pa probleme teknike. Kërkojmë që në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive dhe Rregulloreve përkatëse të FSHF-së, të merren masa ligjore për këtë gjyqtar”, thuhet në shkresën e Luftëtarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!