Çështja e Fredi Belerit ka sjellë akuza dhe kundër-akuza mes palëve Shqipëri –Greqi. Vetë kryeministri grek Kyriakos Mitsokatis fillimisht ka mbajtur një qëndrim të ashpër duke deklaruar se Greqia nuk do të pranonte procesin e anëtarësimit, nëse çështja e Fredi Belerit nuk do të kishte përparim, sepse sipas tij, Belerit duhet të merrte përsipër detyrat dhe prezumimin e pafajësisë.
Ndërsa kryeministri Edi Rama në reagimet e tij ka qenë i qartë duke nënvizuar se kjo çështje i përket vetëm drejtësisë shqiptare. Ndërkohë GJKKO dënoi Belerin me dy vite burg, i cili akuzohej për korrupsion aktiv në zgjedhje. Pas këtij vendimi Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ngriti shqetësimet për subjektivitetin e procesit.
Në emisionin “360 gradë” në “ABC News”, avokatja Enida Boxheku u shpreh se ndryshimi i qëndrimit nga ana e Greqisë është një autogol dhe se kishte tërheqje nga qëndrimi fillestar i Mitsotakis.
Gjithashtu shtoi se Greqia nuk e ka parë kurrë Shqipërinë si të aftë për të marrë rol të rëndësishëm në Ballkan.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Avokate Enida Boxheku: Ishte më tepër një autogol që Greqia bëri në pompimin e kësaj situate, pasi çështja Beleri ishte “kali i Trojës” për të riafomruar që Greqia është prezente në Ballkan. Greqia ndjehet pak e aneksuar dhe çështja. Greqia nuk e ka parë kurrë Shqipërinë të aftë për të pasur një rol në politikën në Ballkan. Kishte tërheqje nga imponimi fillestar. Këtu bie në kundërshtim me të gjithë fushatën që bëri kundër Shqipërisë dhe unë mendoj që është dredhia greke.
Myslym Murrizi: Nuk ka të djathtë shqiptare, PD është tentuar të jetë e qendrës së djathtë, por nuk ka. Pra nuk është se kemi përfaqësues të kësaj partie të djathtë. Beleri është kandidat i LSI, proceduralisht, në dijeninë time.
Ish-anëtari i këshillit të PD-së, Skerdjan Dhuli: Në Himarë është e kundërt, koalicionin opozitar e dominon PD
Myslym Murrizi: Pra nuk është PD, por i atij koalicioni që ne pranuam të shkojmë në 14 maj. Kam qenë kundër koalicionit. Nëse i themi shqiptarëve të zgjedhim ose hajdutin tim ose hajdutin e Ramës, atëherë e kanë më mirë të mbajnë këtë hajdutin që është në pushtet.
Skerndjan Dhuli: Ishte kandidat i koalicioni opozitar, si ide ishte e PBDNJ e mbështetur nga PD. Ne si PD e mbështetëm siç u mbështet çdo kandidat. Kishte favorin që ishte kandidat fitues. Ishte kandidat i koalicionit opozitar dhe jo i LSI.
Kur Berisha na tha se në Himarë nuk bëhen primare, atëherë ne filluam fushatën, ndaj edhe fituam. Në gjithë këtë periudhë kohore të dy si kryeministra e bëjnë diplomacinë personale, edhe Rama edhe Mitsotakis.
/abcnews.al/