Tërbuni përmbys Kastriotin në miqësore, Erzeni “ngec” me Lushnjën

schedule21:28 - 4 Gusht, 2021

schedule 21:28 - 4 Gusht, 2021

Kastrioti dhe disa skuadra të Kategorisë së Parë kanë zbritur ditën e sotme në fushën e blertë, për të zhvilluar miqësore. Për krutanët ishte e para dhe janë mposhtur nga Tërbuni i Pukës me rezultatin 1-2.

Skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu kaloi e parë në epërsi me Joan Çelën dhe pjesa e parë u mbyll në avantazh, ndërkohë që zëvendësimet kanë pasur ndikimin e vet dhe Tërbuni me Milën dhe Balliun shënuan dy herë dhe përmbysën gjithçka.

Sot u zhvillua edhe një miqësore mes dy skuadrave të Kategorisë së Parë, Lushnja e Erzeni, që përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2. /abcnews.al