“Tërbohet” deti, erëra të forta e dallgë 4 metra, pezullohen lundrimet në Durrës e Vlorë

schedule12:08 - 30 Mars, 2022

schedule 12:08 - 30 Mars, 2022

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se si rezultat i erërave të forta datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.

Njoftohen të gjithë pasagjeret që kanë prenotuar për të udhëtuar në datat 30 e 31 në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës se linjat janë anuluar për shkak të motit.

“Kontaktoni agjensite per rimburisimet apo zhvendosjen e udhetimeve ne data te tjera.” njofton Drejtoria Detare,

Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruse dhe mjeteve të peshkimit.

Bregdeti shqiptar do të përfshihet  nga era me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m ku forca e detit shkon 5-6  deri 7-8 ballë .

Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022 mbas orës 22:00.

Si pasojë e situatës së përkeqësuar hidrometeorologjike në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj, nga data 30 Mars deri në 1 Prill, është vendosur që të pezullohen tragetet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë. Po ashtu, janë pezulluar mjetet e vogla lundruese si dhe anijet e peshkimit.

Njoftimi:

Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  datat 30 Mars 2022 deri ne datën 01 Prill 2022 do të jetë  në  drejtimin JUG-JUGPERENDIM dhe JUG-JUGLINDJE në  forcën  4-5bft 08-10m/s brenda  gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7 deri 8bft 25-40m/s me lartësi dallgë  nga  2.50  deri  4.50  metra.

1.Janë pezulluar tragetet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë.

2.Janë pezulluar mjetet e vogla lundruese.

3.Janë pezulluar anijet e peshkimit.

4. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj  për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të  jetë në datën 01.04.2022 ora 22:0

/abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!