Tërbohet Athina, anija turke provokon peshkatarët grekë në mes të detit

schedule18:51 - 14 Janar, 2021

schedule 18:51 - 14 Janar, 2021

Në prag të rinisjes së dialogut mes Turqisë dhe Greqisë në 25 janar, mediat në Athinë akuzojnë Ankaranë se ka lëshuar një tjetër sfidë.

Mediat në vendin fqinj shkruajnë se roja bregdetare turke ka provokuar duke “ngacmuar” një anije peshkimi greke me manovra të rrezikshme në zonën e gjerë detare të Imia.

Mediat kanë publikuar edhe pamjet e momentit kur roja bregdetare turke bën manovra të rrezikshme, duke iu afruar anijes së peshkimit në një distancë që i ndante me centimetra./ db/Abcnews.al