Tërbohen Klopp e Guardiola: E pakuptimtë, lojtarët duhen mbrojtur!

schedule11:56 - 31 Tetor, 2020

schedule 11:56 - 31 Tetor, 2020

Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola kanë kritikuar vendimin që mori kryesia e Premier League për të kthyer rregullin e tre zëvendësimeve. Fillimisht në muajin gusht u vendos që edhe për këtë sezon të lejoheshin pesë të tilla, ashtu siç ndodhi pas rikthimit të futbollit nga pandemia. Mirëpo tashmë është rikthyer rregulli i vjetër, pasi shumë klube i konsiderojnë pesë zëvendësimet si favorizim për klubet e mëdha.

JURGEN KLOPP – “Duhet të kthehet përsëri, por nuk mendoj se është e mundur për shkak të sistemit. Ky rregull nuk ndihmon aspak Chelsea, City, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Leicester apo United kur ata kanë të dëmtuar. Ne nuk kërkuam ndonjë avantazh. Asnjë nga klubet e forta nuk e kërkoi këtë si formë avantazhi ndaj klubeve të tjera.

Ne e kemi më të vështirë me tre zëvendësime, për shkak të kalendarit të ngjeshur. Votat tona nuk janë të mjaftueshme. Për të parë ndeshjet më të mira në Premier League duhet ta mendojmë përsëri të rikthejmë rregullin me pesë zëvendësime”, deklaron tekniku i “The Reds”.

PEP GUARDIOLA – “Harrojeni përparësinë për klubet e mëdha. Nuk ka asnjë lidhje. Këtu po flasim për lojtarët dhe e gjithë kjo bëhet për t’i mbrojtur ata. Kur ata luajnë çdo tre ditë, normalisht fillojnë dëmtimet e vuajtjet. Pse në të gjithë kampionatet po lejohet dhe këtu jo?

Statistikat flasin vetë. Lojtarët nuk po rikuperohen në kohë nga ndeshja e kaluar, madje dhe nga sezoni i kaluar. Thjesht nuk ka kuptim. Kush votoi për vendimet? Kush janë ata? Ata duhet të mbrojnë lojtarët. Ligji është i pranueshëm si nga UEFA ashtu edhe nga FIFA”, përfundon trajneri i “Qytetarëve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!