Ter Stegen kërkon “numrin 1” në Kombëtare: Moment që e pres prej kohësh

schedule09:16 - 7 Shtator, 2023

schedule 09:16 - 7 Shtator, 2023

Pas më shumë se 1 dekade mes shtyllave të Kombëtares gjermane, “gardiani” i Bayern Munich, Manuel Neuer, mund të thuhet se i ka mbyllur “hesapet” e tij me “pancerat” dhe pritet që tashmë vendin e tij ta marrë një tjetër portier me eksperiencë.

Bëhet fjalë për “gardianin” e “katalanasve” të Barcelona, Marc-Andre ter Stegen, i cili nga konferenca për shtyp në prag të miqësores së “luksit” me Japoninë është shprehur se tashmë ka ardhur koha për të qenë “numri 1” me kombëtaren e tij

“Po, unë jam numri 1. E kam pritur prej kohësh këtë moment. Do të bëj gjithçka për të ruajtur statusin. Nuk e di se në cilën fazë të karrierës së tij është Neuer. Pas një dëmtimi kaq të rëndë, më e rëndësishmja është që ai të kthehet në fushë.

Shpresoj që ta shijojë sërish futbollin. Nuk mund të ndikoj në këto çështje, nuk dua të shpenzoj energji për këtë. Nuk mund t’i them trajnerit se çfarë të bëjë. Fokusi im është se çfarë mund të tregoj në dy ndeshjet e ardhshme”,- u shpreh “gardiani” gjerman. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!