Barcelona siguroi një fitore tepër të rëndësishme përballë Getafes. Ekipi i Valverdes triumfoi në transfertë 0-2 me golat e Suarez dhe Firpo Junior.
Një trepikësh qetësie për kampionët në fuqi, që të mërkurën pret Interin e Contes në Camp Nou. Kjo ishte ndeshja e parë në këtë sezon që Barcelona e ruajti portën të paprekur.
Marc-Andre Ter Stegen është i lumtur për një fakt të tillë dhe për fitoren. “Gardiani” analizon sfidën me Getafen dhe vlerëson përmirësimin e ekipit.
“Fitore e rëndësishme përballë Getafes. Ky ishte hapi që donim të hidhnim. Nuk është e thjeshtë të luash në këtë fushë dhe jam i lumtur për tre pikët. Si skuadër jemi koshientë për atë që po ndodh.
Sot nuk lejuam kundërshtarin të krijojë shumë raste dhe ky është një hap përpara. Duhet të dimë të mbrohemi dhe të mos pësojmë gol. Ndonjëherë dështojmë, por po përmirësohemi dhe me Getafen ishte një ndeshje e bukur”, përfundon gjermani i portës katalanase. /abcnews.al