Pesë pjesëtarë të një familje kanë përfunduar në spital mbrëmjen e së martës pasi kanë konsumuar peshk. Ngjarja ndodhi nga fshati Turan i Tepelenës.
Të helmuarit kanë treguar se peshkun e kishin blerë tek një tregtar ambulant. Të sëmurët janë nga familja Dervishi dhe më e moshuara Metulla Dervishi 77 vjeçe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.
Njëra nga gratë e shtruara në spital i tha ABC News se ishin ndjerë keq vetëm 10 minuta pasi kishin ngrënë darkë. Priten analizat për të përcaktuar saktësisht shkakun e këtij helmimi./abcnews.al