Tentuan të kalonin para dhe produkte kontrabandë në portin e Durrësit, një i arrestuar dhe tre nën hetim

schedule09:34 - 12 Shkurt, 2024

schedule 09:34 - 12 Shkurt, 2024

Policia ka goditur dy raste të tentativës për të kaluar produkte ose para të padeklaruara në portin e Durrësit ndërsa ka vënë në pranga një person dhe proceduar penalisht tre të tjerë.

Një 36 vjeçar u arrestua ndërsa nja 55 vjeçar u vu nën hetim pasi në autobusin në të cilin ishin të dy drejtues, u gjetën 120 shishe me pije alkoolike dhe produkte të tjera të kontrabanduara.

Në gjendje të lirë u proceduan gjithashtu një 50 vjeçar dhe një 35 vjeçar pasi gjatë një kontrolli në një automjet tip Nissan, u gjetën dhe u sekuestruan 20 000 euro të padeklaruara konform ligjeve në fuqi.

Eurot ishin fshehur në një hapësirë të përshtatur nën kroskot. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!