Dy shtetas grekë u arrestuan pranë kufirit të gjelbër me Shqipërinë, pasi në makinë iu kapën 198 kilogramë kanabis. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, thuhet se, shkëmbimi i informacionit dhe koordimi i veprimeve mes policive të Shqipërisë dhe Greqisë finalizoi goditjen e një tjetër rasti të trafikut të lëndëve narkotike drejt Greqisë.
Më herët, Shërbimet e Policisë Kufitare të Livadhjasë dhe ato të Sarandës gjatë patrullimit në kufirin jeshil, kishin konstatuar disa persona që po transportonin çanta të dyshuara me lëndë narkotike dhe për këtë kishin njoftuar edhe homologët në Greqi.
Për të maskuar aktivitetin e tyre kriminal dy shtetasit grekë kishin marrë një automjet me qira. Ata u prangosën në zonën e Filatit, ku u sekuestrua sasia e drogës si dhe automjeti./abcnews.al