Tentuan të hynin në Shqipëri me armë zjarri, arrestohen 3 persona, mes tyre dy gra

schedule11:18 - 22 Shkurt, 2021

schedule 11:18 - 22 Shkurt, 2021

Tre persona, shoferi dhe dy pasagjere kanë rënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrollit, Policia Kufitare e Morinës gjeti një armë zjarri tip “Girsan” dhe 17 fishekë.

Në pranga ranë F.G., 34 vjeç, banues në Kosovë, D. F., 36 vjeçe dhe M. Q., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Informacion- Policia godet një rast të tentativës për të hyrë në territorin shqiptar me armë zjarri me vete.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak.

Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjet arma e zjarrit dhe 2 pasagjeret që udhëtonin në mjetin e tij.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F. G. dhe pasagjere shtetaset D. F. dhe M. Q.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në kroskotin e këtij mjeti, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Girsan” dhe 17 fishekë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. F .G., 34 vjeç, banues në Kosovë, D. F., 36 vjeçe dhe M. Q., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/