Tentuan të hapnin me kaçavidë një bankomat, shoqërohen tre të miturit në Tiranë

schedule09:27 - 11 Shkurt, 2021

schedule 09:27 - 11 Shkurt, 2021

Tre të mitur në Tiranë janë shoqëruar në polici pasi kanë tentuar që të hapin një bankomat duke përdorur një kaçavidë. Mësohet se ata kanë tentuar të vjedhin bankomatin rreth orës një të natës.

Po ashtu, është ndaluar nga policia e Tiranës 43-vjeçari A. Gj. , i shpallur në kërkim për mashtrim. Kurse specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kapën dhe ndaluan 25-vjecarin K. T.,  i shpallur në kërkim për “Plagosje e rëndë me dashje”.

Në pranga u vu edhe një 18-vjeçar i shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka vjedhur biçikletën e E. K. Gjithashtu, i riu është autor i vjedhjes së një aparati celular në mjetin e shtetasit K. Rr.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë:

F.M., 47 vjeç, O. B., 30 vjeç dhe G. H., 38 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. sb/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!