Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentuan të grabisnin argjendarinë/ Zbardhet ngjarja në Pogradec, arrestohen dy të rinj nga Mamurrasi

schedule11:47 - 29 Mars, 2026

schedule 11:47 - 29 Mars, 2026

TIRANË- Policia ka arrestuar të rinjtë  Klajdi Tuga dhe Bledart Milla, banues në Mamurras, të cilët dyshohen si autorë të tentativës së vjedhjes së një argjendarie pak ditë më parë në Pogradec.

Nga hetimet dhe provat e grumbulluara, dyshohet se autorët, më datë 20 mars 2026, tentuan të hapnin me forcë qepenin e argjendarisë dhe thyen xhamin e derës hyrëse, por nuk arritën të marrin asnjë send nga dyqani.

Një person tjetër, 29 vjeç, u procedua penalisht për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!