Një 19 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi ka qëlluar me armë një egjiptian.
Mediat shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Agio Panteleimona, ku një 25-vjeçar me origjinë nga Egjipti u qëllua me plumb në kokë në rrugën Kampani.
Sipas informacioneve, viktima ka rezistuar kur 19-vjeçari dhe bashkëpunëtorët e tij kanë tentuar ta grabisin dhe më pas ata e kanë qëlluar.
Sulmi ndaj egjiptianit ndodhi në orën 22:30 të së hënës mbrëma dhe në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja nga një pistoletë 9 mm./abcnews.al