Tenton të vetëvritet punonjësi i Gardës/ Tiranë, i plagosur me armën e shërbimit, niset drejt Traumës

schedule12:14 - 15 Tetor, 2024

schedule 12:14 - 15 Tetor, 2024

TIRANË- Një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar vetëvrasjen me armën e shërbimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Qytetin Studenti.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra, raporton se gardisti 37-vjeçar, i cili tentoi vetëvrasjen është Henri Haxhiaj.

Ai i është nënshtruar një operacioni dhe gjendja e tij mbetet e rëndë.

Famijarët e gardisti kanë deklaruar para hetuesve se 37-vjeçari kishte shfaqur shenja të depresionit, por nuk dihet ende nëse merrte apo jo kurim për këtë pjesë.

“Po i nënshtrohet një ndërhyrjeje te Trauma dhe është në gjendje të rëndë. Ai ndodhej në banesën tij në Qytetin Studenti kur ka qëlluar veten me armën e shërbimit. Familjarët u kanë thënë hetuesve se gardisti vuante nga depresioni, por nuk dihen ende nëse kurohej për këtë”, raportoi ajo./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!