Tenton të mbysë dy vajzat e saj dhe djeg shtëpinë

schedule09:42 - 14 Gusht, 2018

schedule 09:42 - 14 Gusht, 2018

Policia e Fierit ka arrestuar Rudina Kishtën, e cila tentoi të mbysë 2 vajzat e saj të mitura, si edhe dogji banesën e bashkëjetuesit të saj. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Grecalli të Fierit.

Rudina Kishta një 42 vjeçare nga Elbasani i vuri flakën banesës së bashkëjetuesit të saj, Ardian Gjika ne Grecalli te Fierit. Dhe më pas ka tentuar të mbysë në Seman dy vajzat e mitura. Policia u njoftua nga peshkatarët. Njëri prej tyre, më i riu, pa gruan që vraponte drejt lumit Seman dhe dy vajzat i mbanet përdore duke i tërhequr zvarrë pas vetes.  Ai i tha policisë së pak minuta më vonë gruaja po u zhyste kokën në ujë vajzave të mitura.

“Shkova me vrap dhe arrita t’ja marrë vajzat nga duart”, dëshmoi ai në polici.

Fqinjët në Grecalli treguan se vajzat e mitura nuk ishin të Adrianit. Ata kujtojnë se ishin të hutuar nga flakët por as u shkonte mend se gruaja do u bënte keq vajzave. Kur policia e mori gruan me vete fillimisht ajo mohoi se i kishte vënë flakën shtëpisë. U tha atyre që ka patur probleme elektrike. Por më pas i pranoi të gjitha. Me nxjerrjen e urdhërit të ndalimit, dy të miturat u morën në mbrojtje dhe u transferuan në një institucion kujdesi në kryeqytet. Çifti ishte bashkuar vetëm një ditë para ngjarjes, pas një ndarje disamujore./abcnews.al