Tenton të grabisë dyqanin, godet me çekiç shitësen

schedule22:20 - 18 Shtator, 2019

schedule 22:20 - 18 Shtator, 2019

Një person ka tentuar të grabisë një dyqan në lagjen ‘5 Maji’ të qytetit të Elbasanit. Autori ka hasur në rezistencën e shitëses. Gjatë përleshjes, autori e ka qëlluar me çekiç në kokë, duke e lënë të plagosur.

Grabitesi E. Carruni mësohet se është me probleme mendore dhe policia po punon për kapjen e tij. Ndërkohë që shitësja e plagosur Anxhelina Panxhi 30-vjeçe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!