Katër persona kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një 29 vjeçar në Krujë, pas një konflikti të çastit. Policia ka arrestuar një nga autorët e dyshuar. Ai është Mariglen Caca 19 vjeç, banues në Krujë, ndërsa tre të tjerët me iniciale F.C.30 vjeç, S.C.25 vjeç dhe L.C. 47 vjeç janë shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në 22 shkurt të këtij viti.
Njoftimi i Policisë Krujë
Tentojnë të vrasin me armë zjarri një shtetas.
Ndalohet njëri nga autorët e dyshuar.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë pas një pune hetimore intensive kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
• Mariglen Caca 19 vjeç, banues në Krujë.
Shtetasi i mësipërm, më datë 22.02.2018 në Fushë- Krujë, në bashkëpunim me shtetasit F.C.30 vjeç, S.C.25 vjeç dhe L.C. 47 vjeç, pas një konflikti çasti dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.P. 29 vjeç, banues në Krujë.
Policia vijon punën për kapjen e shtetasve F.C. S.C dhe L.C. të cilët janë shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 76-25-22 dhe 278/2 të Kodit Penal./abcnews.al