Tentojnë të kalojnë sirianët për në Mal të Zi, arrestohen dy persona

schedule10:46 - 11 Mars, 2018

schedule 10:46 - 11 Mars, 2018

Strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Shkodër në bazë të informacione të marra arrestuan në flagrancë të shtunën e 10 Marsit dy persona si dhe shpallën në kërkim një tjetër.

Në prangat e autoriteteve ranë Aldo Ukaj, 32 vjeç dhe Alfonc Capi, 28 vjeç, ndërkohë që u shpall në kërkim G. G, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Aldo Ukaj u arrestua pasi në rrugën Lezhë – Shkodër në vendin e quajtur Ura e Baçallekut u kap duke transportuar me mjetin tip “Dacia” me targë AA 784 JO, 5 shtetas të huaj sirianë për në Malin e Zi.

Ndërsa Alfonc Capi u arrestua pasi në rrugën Lezhë – Shkodër po në të njëjtin vend në bashkëpunim me 24 vjeçarin G. G, u kap duke transportuar sirianë për në Mal i Zi.

Në makinë e tij tip “Renault” me targë AA 897 KU, Capi kishte 4 sirianë, ndërsa në afërsi të Urës së Baçallekut u gjetën të braktisur edhe 6 sirianë të tjerë të së njëjtës familje me 4 të tjerët, të cilët i ka zbritur nga mjeti, 24 vjeçari G. G. Që më pas është larguar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!