Tentoi t’i vinte zjarrin një sinagoge, policia franceze vret autorin

schedule09:12 - 17 Maj, 2024

schedule 09:12 - 17 Maj, 2024

Policia franceze ka vrarë një burrë të armatosur i cili ka tentuar t’i vërë zjarrin një sinagoge në qytetin veriperëndimor të Rouen. Burri ishte i armatosur me thikë dhe kur po lëvizte drejt policisë, ata e qëlluan duke e vrarë.

Kryetari i bashkisë së Ruenit, Nicolas Mayer-Rossignaol tha se sulmi në sinagogë nuk preku vetëm komunitetin hebre, por i gjithë qyteti ishte tronditur.

Policia u lajmërua rreth orës 06:45, për shkak të tymit  që po dilte nga sinagoga, sipas raporteve lokale. Kur mbërritën në vendngjarje një nga oficerët qëlloi burrin i cili ishte i armatosur me thikë dhe shufër hekuri.

Kryebashkiaku tha se zjarrfikësit ishin në vendngjarje duke punuar për të kontrolluar shpërthimin e zjarrit në sinagogë. Duket se nuk kishte viktima të tjera përveç personit të armatosur.

Franca, së bashku me pjesën tjetër të Europës Perëndimore, ka parë një rritje të antisemitizmit që kur Hamasi sulmoi Izraelin jugor tetorin e kaluar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!