Tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria mbi 19 mijë euro, procedohet 38-vjeçari

schedule10:00 - 9 Gusht, 2024

schedule 10:00 - 9 Gusht, 2024

KAKAVIJË- Një 38-vjeçar nga Fieri u procedua penalisht në gjendje të lirë në pikën kufitare të Kakavijës. Policia thotë se i riu tentoi të dilte nga Shqipëria, me 19 150 euro, pa i deklaruar, sipas parashikimeve ligjore.

Ai i mbante paratë në një çantë dhe pas kontrollit të ushtruar, autoritetet vendosën t’ia sekuestrojnë deri në sqarimin e rrethanave. Ai u procedua për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!