DURRËS- Një 25-vjeçar nga Fushë-Kruja është vënë në pranga pasi tentoi t’i vidhte me forcë çantën një turisteje në Durrës. Turistja boshnjake ka kallëzuar rastin në polici, ndërsa autoritetet vepruan në kohë duke vënë në pranga autorin Sokol Metani.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë, në lagjen 14 në Durrës. Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim një person tjetër, i cili dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor me të riun./ n.m.abcnews.al