KORÇË- Drejtoria e Policisë së Korçës ka pezulluar nga detyra oficerin e policisë Gjergji Riza, i cili dhunoi me grushte të riun Erion Narolli. ABC news ka zbardhur detaje të reja rreth përplasjes mes tyre. Burime konfirmuan se i dhunuari disa ditë më parë i kishte vendosur tritol klinikes dentare që është pronësi të djalit të policit.
Por, klinika shpëtoi nga shpërthimi pasi Narolli nuk kishte arritur të ndizte fitilin. Megjithëse tritolvënësi ishte me kapuç, oficeri i Policisë e kishte identifikuar autorin, ndërsa mendohet se kjo ka qenë dhe arsyeja e përplasjes fizike mes tyre.
Dyshohet se autori do ia vendoste tritlolin në shenjë hakmarrëse, pasi Riza e kishte ndaluar disa herë për vepra te ndryshme penale. I riu, rezulton dhe shpërndarës i lëndëve narkotike. Ai ishte arrestuar pak më parë për një sasi lënde narkotike heroinë/ abcnews.al