Mosmarrëveshjet e vjetra me vëllain tentoi t’i zgjidhte me plumba, si nisi konflikti në Radhimë: Çfarë do këtu që ke ardhur?

schedule12:20 - 5 Korrik, 2022

schedule 12:20 - 5 Korrik, 2022

Një ditë pas të shtënave me armë situata është normalizuar në zonën e Radhimës, në plazhin “Bora-Bora” në pronësi të Eduard Kondit.

Ky i fundit qëlloi dje në drejtim të vëllait, Benjamin Kondi me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Prej dy ditësh, Benjamini ishte kthyer nga Anglia, ndërsa për shkak të konfliktit të mëparshëm Eduardi qëlloi disa herë në ajër dhe u largua me vrap.

Diën e parë Benjamini kishte shkuar në lokal për të konsumuar diçka.

Lexo edhe: Sherr mes vëllezërve për plazhin në Radhimë, Eduard Kondi qëlloi drejt vëllait që ishte kthyer mbrëmë nga Anglia

Po ashtu Benjamini kishte shkuar sërish edhe ditën e djeshme, por kjo siç duket ka shqetësuar vëllain e tij Eduardin, i cili kur e ka parë i është drejtuar me fjalët “Çfarë do këtu që ke ardhur”.

Më pas ka hequr syzet dhe ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në ajër disa here.

Policia ka arrestuar disa orë më vonë Eduardin në një shtëpi në Lungomare. Ndërkohë sipas burimeve nga policia e Vlorës shkak janë bërë mosmarrëveshjet e mëparshme të viteve të kaluara që dy vëllezërit kanë pasur me njëri-tjetrin.

Një ditë pas ngjarjes, pushuesit pranojnë se duhet më shumë siguri dhe vëmendje nga shteti që ngjarje të tilla të mos ndikojnë në mbarëvajtjen e sezonit turistik. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!