Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tiranë/ Tentoi të vriste me armë zjarri kushëririn, arrestohet 29-vjeçari

schedule10:08 - 5 Mars, 2025

schedule 10:08 - 5 Mars, 2025

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokacioni”. Në pranga ka rënë një 29-vjeçar, pasi ka tentuar të vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, Ervin Nela. Ngjarje kjo e ndodhur në shtator të vitit 2024.

Ndaj 29-vjeçarit, Mario Nela, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas hetimeve ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë e tij, gjatë një konflikti të ndodhur më datë 11.09.2024, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, kushëririn e tij.

Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!