Tentoi të vriste Mbretëreshën Elizabeth, 21-vjeçari pranon për herë të parë akuzën

schedule12:16 - 3 Shkurt, 2023

schedule 12:16 - 3 Shkurt, 2023

Një ish-punonjës supermarketi, i cili dyshohet se kishte planifikuar të ‘vriste Mbretëreshën’ me një hark, ka pranuar për herë të parë akuzat.

Jaswant Singh Chail, 21 vjeç, u arrestua në ditën e Krishtlindjeve në rezidencën private të Mbretëreshës Elizabeth, Kështjella Windsor.

Chail, nga Southampton, Hampshire, thuhet se i tha një oficeri të mbrojtjes: “Unë jam këtu për të vrarë Mbretëreshën”, përpara se të vihej në pranga dhe të arrestohej.

Ai pranoi se kishte ndërmend të lëndonte ose trëmbte Mbretëreshën e ndjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!