Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të vrasë pronarin e hotelit në Tiranë, lihet në burg reperi shqiptar

schedule11:57 - 5 Shkurt, 2022

schedule 11:57 - 5 Shkurt, 2022

Reperi i famshëm, Ervin Selita i njohur me emrin e artit “Vinz” është lënë në burg. Ai u arrestua nga policia e Tiranës dy ditë më parë, pasi tentoi të vrasë me armë zjarri Zeni Xhindin, pronarin e një hoteli në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi” në kryeqytet.

Kjo pasi reperi ka shkuar në hotel me një vajzë dhe në atë moment recepsionisti i ka kërkuar të resë kartën e identitetin.

Lexo edhe: Kush është reperi shqiptar që tentoi të vrasë pronarin e hotelit në Tiranë, i arrestuar më parë



Në debat janë përfshirë dhe pronarët e hotelit dhe Selita ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të Xhindit por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ervin Selita ka precedentë të mëparshëm penalë pasi ka qenë i arrestuar edhe më herët, rreth dy vite më parë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!