Tentoi të transportonte 5 persona nga Bangladeshi drejt Malit të Zi, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

schedule12:23 - 28 Gusht, 2020

schedule 12:23 - 28 Gusht, 2020

Një 26-vjeçar në Shkodër është vënë në pranga pasi ka tentuar që të transportonte 5 shtetas nga vendet e treta drejt Malit të Zi.

K.N., u arrestua pasi në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, në vendin e quajtur ‘Shtoj i Ri’, është kapur në me mjetin tip Fiat, me të cilin po transportonte 5 të huajt.

Njoftimi:

Shkodër
Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”.

Arrestohet një shtetas për “Dhënie ndihmë për kalim paligjshëm të kufirit”

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore Kufirit Migracionit Shkodër, pas një punë të mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar, “Itinerari”, ku si rezultat u bë arrestimi i shtetasit :

K. N. 26 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, në vëndin e quajtur ‘Shtoj i Ri’, ky shtetas është kapur në flagrancë me mjetin tip Fiat, i cili po transportonte 5 shtetas të huaj të vëndeve të treta, Bangladeshi, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!