Tentoi të trafikonte drogë me avionin e Riformatos, esktradohet nga Belgjika Kristjan Demçe

schedule13:00 - 12 Nëntor, 2019

schedule 13:00 - 12 Nëntor, 2019

Një person i shumëkërkuar është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri. Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Kristjan Demçe, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj heqje lirie për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, Kristjan Demçe, 43 vjeç, banues në Lushnje është shpallur fajtor pasi në vitin 2014 tentoi të trafikontë lëndë narkotike kanabis sativa, me avionin e italianit Xhorxho Riformato, avion i cili bëri ulje të detyruar në Ishëm.

Pak ditë më parë “ABC News” mësoi janë rihapur hetimet për këtë çështje, pas një letërporosie të mbërritur nga Italia. /abcnews.al