Një 46-vjeçar italian është arrestuar në portin e Sarandës.
Teksa po i ushtrohej kontrolli në dalje, policia ka gjetur në automjetin e Morris Mosconi, disa armë të ftohta që i posedonte në kundërshtim me ligjin.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa armë të ftohta, dorashka dhe kapuça në formën e maskës.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin italian 46 vjeç, banues në Itali./abcnews.al