Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të rrëmbente një foshnje në një spital në provincën Hatay, arrestohet 55-vjeçari

schedule11:32 - 16 Shkurt, 2023

schedule 11:32 - 16 Shkurt, 2023

Një burrë është arrestuar në provincën Hatay të Turqisë teksa po përpiqej të rrëmbente një foshnjë në një spital, duke përfituar nga kaosi i shkaktuar nga tërmeti vdekjeprurës që ka shkatërruar pjesën jugore të vendit.

Tërmeti me magnitudë 7.8 i 6 shkurtit shkatërroi këtë krahinë, afër kufirit me Sirinë, duke shkaktuar mbi 40 mijë viktima në Turqi dhe Siri.

55-vjeçari, i cili shkoi në Hatay nga Ankaraja, shkoi në një spital në qytetin e Samandag, ku tha se ishte një ish-oficer policie dhe kërkoi t’i jepnin një fëmijë, emrin e të cilit nuk e përmendi.

Në një video prej 20 sekondash të publikuar nga agjencia turke e lajmeve, shihet një burrë me një këmishë ngjyrë të errët, duke kërkuar t’i dorëzohet foshnja, përpara se të dëgjohen britmat dhe të ngrihet alarmi.

Burri u arrestua, ndërsa policia i gjeti disa karta identiteti false dhe një shumë të konsiderueshme parash: 53,000 lira turke, afërsisht 2,600 euro.  I dyshuari gjithashtu kishte një armë “me dy karikatorë dhe 42 fishekë ” në makinën e tij, sipas televizionit NTV.

Ministria turke e familjes njoftoi ditën e djeshme se 1396 fëmijë të pashoqëruar janë regjistruar në zonat e prekura nga tërmeti.

Prej tyre, 508 u janë dorëzuar familjeve të tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!