Tentoi të rrëmbejë 4-vjeçaren, gjykata jep vendimin për 18-vjeçarin në Korçë

schedule10:53 - 25 Maj, 2020

schedule 10:53 - 25 Maj, 2020

Në Korçë është zhvilluar sot seanca gjyqësore për 18-vjeçarin, Paulo Vellku, i cili tentoi të rrëmbejë një 4-vjeçare tre ditë më parë.

Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se gjykata ka vendosur shtrim të detyrueshëm në një spital psikiatrik për të pandehurin.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të shtunës, ku 18-vjeçari tentoi t’i rrëmbejë nënës vajzën 4-vjeçare.

Ka qenë një djalë ai i cili e ka ndjekur autorin dhe pak metra më tej ka arritur ta ndalojë duke i marrë vajzën. /abcnews.al