Tentoi të prekë të miturën në vende intime, arrestohet 60-vjeçari për ngacmim seksual

schedule09:08 - 24 Gusht, 2020

schedule 09:08 - 24 Gusht, 2020

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një ditë më parë një 60-vjeçar në Golem pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.

Vajza dhe i dyshuari abuzues, ndodheshin në plazhin e Golemit për pushime, ndërsa mësohet se janë të dy nga Tirana.

Siç raporton gazetari Leonidha Musaj për abcnews.al, dyshohet se ai ka ngacmuar me fjalë vajzën, dhe më pas ka kaluar edhe në veprime, duke e prekur të miturën në pjesët intime.

60-vjeçari ka tentuar të joshë vajzën me anë të qenit që kishte duke e afruar, dhe dyshohet se e ka prekur në vendet intime.

Pas këtyre veprimeve prindërit e vajzës kanë denoncuar 60-vjeçarin për ngacmim seksual.

Ndërkohë 60-vjeçari nuk ka pranuar se ka ngacmuar 13-vjeçaren, por në denoncimin e saj, e mitura ka dëshmuar përpara grupit hetimor, se ai e ka ngacmuar dhe e ka prekur në vende intime.

Sakaq prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!