Tentoi të pengojë grabitjen, plumba në kokë pronarit

schedule11:08 - 2 Mars, 2018

schedule 11:08 - 2 Mars, 2018

Dy persona u plagosën pas grabitjes së një pikë të këmbimit valutor në Fier.  Njëri është pronari i pikës valutore Agur Vrenozi, kurse tjetri shok i tij. Të dy u përleshën me grabitësit, por janë qëlluar me plumba në kokë, njëri është në gjendje të rëndë.

Brenda një kohë shumë të shkurtër policia lokale e Fierit ia ka dalë që të vendosë në pranga tre personat e dyshuar si autorë të grabitjes me armë. Policia gjeti dhe një çantë me lekë, që mendohet se u grabitën në pikën e këmbimit valutor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!