Tentoi të ndryshonte dëshminë, arrestohet avokati i mësuesit që abuzonte seksualisht me nxënëset

schedule18:31 - 20 Shkurt, 2020

schedule 18:31 - 20 Shkurt, 2020

Dëshmitë tronditëse që dolën në dritë për abuzimet e mësuesit “zhigolo” të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, çuan në pranga mësuesin.

Ndërkohë pasi tentoi që të ndryshonte dëshminë e një prej vajzave të ngacmuara seksualisht nga profesori Agron Bego ne Fier, në prangat e policisë ka rënë edhe  avokati i tij. Policia njofton se është bërë arrestimi i avokatit pranë dhomës së avokatisë, në Fier.

Fier/Informacion

Menjëherë pas vidios së publikuar në emisionin investigativ “Stop” në mbrëmjen e datës 19 Shkurt 2020, nga Specialistët e Sektorit për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas hetimeve intensive, u bë ndalimi i shtetasit:

N. B., 53 vjeç, banues në Fier, me profesion Avokat pranë dhomës së avokatisë Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet për veprën penale “Korrupsion aktiv”. Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si avokat, i ka kërkuar një shtetasi të ndikonte te nxënësja që të ndryshonte thëniet e saj në ngarkim të klientit të avokatit i cili është me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Materialet i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.

 

Lexo edhe http://abcnews.al/deshmi-tronditese-mesuesi-bego-abuzonte-seksualisht-vajzat-bashke-me-koleget/

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!