Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të kalonte kufirin me drogë në valixhe, policia ndalon të renë nga Maqedonia e Veriut në Qafë Thanë

schedule14:05 - 15 Qershor, 2022

schedule 14:05 - 15 Qershor, 2022

Një 30-vjeçare nga Maqedonia e Veriut është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në doganën e Qafë Thanës, në bagazhet e saj, policia gjeti disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa

Ajo akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa materialet iu referuan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:



Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 30 vjeçe, banuese në Shkup, Maqedoni e Veriut, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bagazhet e kësaj shtetaseje, iu gjetën e iu sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!