Tentoi të grabiste bankën, vodhi në pikën e këmbimit valutor/ Durrës, vihet në pranga 29-vjeçari (EMRI)

schedule09:36 - 25 Shtator, 2024

schedule 09:36 - 25 Shtator, 2024

Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit policor të koduar “Exchange”.

Florenc Deda, tentoi të merrte me forcë një shumë parash në kasën e një banke të nivelit të dytë por nuk mundi.

Gjatë largimit, ai mori me dhunë në një exchange, 500 000 lekë.

Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se 29-vjeçari është autori i dyshuar i të dyja rasteve të tentativës dhe të marrjes me dhunë të shumës së parave në lagjen Nr. 1 dhe në lagjen Nr. 3, Durrës.

Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan shumën e parave të marra me dhunë në exchange./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!