Tentoi të grabisë bankën në Lushnjë/ Ushtari: Nuk kam lekë për fëmijët

schedule14:35 - 25 Maj, 2018

schedule 14:35 - 25 Maj, 2018

Gjykata e Lushnjës la në burg ushtarin që tentoi të grabiste bankën. Në sallën e gjyqit ai u lut për masë më të lehtë si dhe foli për gjendjen e tij ekonomike.

Ushtari që tentoi të grabiste një bankë në Lushnjë dhe që terrorizoi me armë banorët në qendër të qytetit u la në burg. Gjykata caktoi për të masën e sigurisë arrest pa afat dhe pse Olcion Muça u lut për një masë më të lehtë

Para trupit gjykues ai ka shfaqur pengesë për veprimin që bëri, dhe tha se mungesa e parave e shtynë drejt tentativës së grabitjes. I rënduar psikologjikisht, 25 vjecari Muça tha se lekët që merrte nuk i dilnin për të mbajtur familjen, dhe i kishin refuzuar kërkesën për banesë sociale.

“Jam penduar. Kam aplikuar për banesë sociale në Berat por nuk ma dhanë. Nuk kam para dhe nuk më del rroga, kam dy fëmijë”.

Ndërkohë që pak ditë më parë ai theksoi se banka i kishte refuzuar kërkesën për overdraft. Olcion Muça punonte si ushtar profesionist në repartin e Forcave të Armatosura në Poshnje. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë binjakë. Në momentin kur ai tentoi të grabiste, ka hapur zjarr me armë në drejtim të punonjësve, por edhe të banorëve përreth. Për fat nuk pati të lënduar. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!