Tentoi të fuste në Shqipëri, 30.000 euro të padeklaruara, procedohet 44-vjeçari në Vlorë

schedule12:34 - 6 Maj, 2024

schedule 12:34 - 6 Maj, 2024

Një 44-vjeçar në Vlorë ka tentuar të fus në Shqipëri 30 mijë euro të padeklaruara në portin e Vlorës.

Si pasojë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 44-vjeçarin, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Sakaq, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave

Njoftimi i Policisë:

Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e eurove.

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, në bashkëpunim me autoritetet doganore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin.

Nga kontrollet, në kroskotin e këtij automjeti u gjetën 30 000 euro, të cilat shtetasi tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!