Morinë/ Tentoi të fuste në Shqipëri 18 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 36-vjeçari nga Kosova

schedule14:12 - 3 Tetor, 2024

schedule 14:12 - 3 Tetor, 2024

Një 36-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht, pasi ka tentuar të fusë në Shqipëri 18 000 euro pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Autoritetet kanë sekuestruar shumën e parave.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar 36 vjeç, banues në Mamushë, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!