Ardit Çela, 25-vjeçari që dhunoi dhe tentoi të digjte me benzinë një 16-vjeçare, është arrestuar nga policia.
Burime për gazetaren Xhensila Kodra bënë me dije se e mitura kishte një lidhje dashurie me 25-vjeçarin.
Lexo edhe: “Do të djeg me benzinë”, zbulohet plani i frikshëm i të riut për të dashurën: Si e ndihmuan shokët
16-vjeçarja bashkëjetonte me Çelën dhe kanë pasur një konflikt me njëri-tjetrin për shkaqe xhelozie.
Mësohet se ai e ka dhunuar vajzën dhe në bashkëpunim me dy shokët e tij ka tentuar ta digjte me benzinë.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, sipas të cilit, dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, 3 shtetas (dy prej të cilëve të arrestuar në flagrancë) kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje, si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë), ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur arrestimin e shtetasit A. Ç., 25 vjeç.
Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /abcnews.al