Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur në Korçë, ku një 59 vjeçar ra në prangat e policisë për ngacmim seksual të një të miture. Gazetari Roland Beqiraj raporton se 59 vjeçari Anesti Sala kishte prej një jave që ndiqte të miturën sapo dilte nga shkolla 9 vjeçare dhe e ngacmonte me fjalë banale.
E mitura, fillimisht ka njoftuar gjyshen e saj Alma Manka, e cila më pas ka vendosur në dijeni shkollën. Mësohet se të dyja familjet i përkasin komunitetit egjiptian. Sa i përket autorit të arrestuar, ai i ka qëndruar deklaratës së parë duke thënë se ka qenë i dehur dhe nuk mbante mend asgjë.
“Fillimisht autori është marrë në pyetje, ka heshtur deri më tani. Burime nga prokuroria thanë se ai nuk ka deklaruar asnjë gjë, i ka qëndruar besnik deklaratës së parë se ka qenë i dehur dhe se nuk mban mend asgjë. Nga denoncimi që është bërë janë dhënë disa hollësi nga ana e policisë. Vajza kishte më tepër se një javë që sapo mbaronte mësimin, 59 vjeçari i ndërpriste rrugën dhe i thoshte fjalë të pista. Pasi e ngacmonte me fjalë, edhe e ndiqte derisa shkonte në shtëpi. Vajza më në fund ka vendosur që t’i tregojë gjyshes së saj. Ka qenë ajo menjëherë ka vajtur tek drejtoria e shkollës dhe kjo e fundit ka informuar policinë dhe është kryer shoqërimi i tij. Vajza ka kaluar në qendrën e ndihmës psikologjike, ku po merret edhe njëherë në pyetje nga ana e psikologut.“, raportoi gazetari./abcnews.al