Detaje të reja zbardhen në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prush të Tiranës, ku disa persona tentuan të grabisnin një banesë në afërsi të një biznesi.
Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se autorët kanë përdorur një automjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë.
Sipas gazetarit Ervin Leka, rezulton se targa e automjetit AA943SG është i vjedhur.
Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, autorët, të cilët qëlluan me kallash, janë larguar në drejtim të Liqenit të Thatë.
Fatmirësisht, raportohet se nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka të plagosur./abcnews.al