Tensionimi i situatës, Presidenti kërkon informacion për sigurinë në burgje

schedule18:14 - 19 Qershor, 2019

schedule 18:14 - 19 Qershor, 2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkon drejtuesve të Burgjeve informacione rreth sistemit të sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit. Burimet i thanë ABC News se letra e Kreut të Shtetit  dërguar drejtuesve të burgjeve vjen si pasojë e situatës së tensionuar që po kalon vendi. Ndërkohë Presidenti i Republikës ka kërkuar prej tyre të merren të gjitha masat për sigurinë në Burgje. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!