Tensionet në Mesdhe/ Eliot Engel thirrje SHBA-ve: Të shmangim konfliktet brenda NATO-s

schedule18:54 - 18 Shtator, 2020

schedule 18:54 - 18 Shtator, 2020

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel bëri me dije se Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë vigjilente që de-përshkallëzimi në Mesdheun Lindor të vazhdojë.

Ai shton se veprimet e Turqisë në Mesdheun Lindor dhe tensionet pasuese midis aleteve të NATO-s, nuk duhet të jenë model të sjelljes përsëritëse.

“Bashkëjetesa paqësore dhe diplomacia duhet të mbizotërojë në Egje dhe Mesdheun Lindor, për të hedhur bazat për rinisjen e bisedimeve kërkimore midis Greqisë dhe Turqisë. Është e rëndësishme që të shmangim një konflikt brenda NATO-s”, u shpreh ai.

Gjithashtu deputeti amerikan shprehet se lëvizjet agresive të Turqisë të kombinuara me retorikë provokuese dhe sjellje të paligjshme sipas tij, kanë nxitur paqëndrueshmëri dhe trazira në rajonin e Mesdheut Lindor, duke rrezikuar edhe interesat e brendshme te NATO-s dhe SHBA-ve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!