Këngëtari dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai u ka dalë në mbështetje pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Labi ka theksuar se policët nuk kanë akoma sigurime shëndetësore dhe se po i dalin në ndihmë Kosovës pa asnjë çmim.
Postimi i plotë:
“POLICIA JONË,
E meritojnë jetën më të mirë se sa familja ime, e po ashtu, edhe sa ju që jeni në kuvend.
Sot, këta polic, nuk kanë as sigurim jetësor derisa ate shendetësorë e paguajnë vet, dhe sot, ata na dalin zot neve dhe Kosovës pa asnjë çmim, e çmimi i vetëm është ; që ndonjeri nga ta nesër edhe mund të mos kthehët në shtëpi!
Larg qoftë e Zoti i ruajt.
POLICIA JONË, ZOTI JU RUAJT E JU
BEKOFTË NË ATDHEUN E PËRBASHKËT QË KEMI
KOSOVA E SHQIPËRISË.
Me respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë”. /abcnews.al