KOSOVË- Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, kjo pasi serbët lokalë nuk pranojnë që kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit të hyjnë dhe të ushtrojnë detyrën në objektet e komunave.
ABC News po ndjek nga afër zhvillimet në pjesën e veriut, konkretisht në pjesën e Zveçanit. Gazetarja Linda Karadaku thotë se kërkesa e serbëve është që të largohen Forcat Speciale dhe ato të Policisë nga ndërtesat e komunave, me qëllim që të gjendet një zgjidhje politike.
“Kërkesat e serbëve është që të largohen Forcat Speciale, nga ndërtesat e komunave dhe të shkohet me një zgjidhje politike. Ata thonë se nuk mund të zgjidhet as me polici dhe as me forca speciale”, raporton gazetarja.
Ambasadori i SHBA, Jeffrey Hovenier ka takuar katër kryetarët e komunave në veri. Ai pritet të kërkojë dorëheqjen e tyre./n.m.abcnews.al